Produksionet

Teatri ODA përpos produksionit të vet, ka pasur dhe do të ketë në skenën e saj edhe trupa mysafire jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit në përgjithësi, si dhe nga Evropa dhe SHBA.

ODA është anëtare e rregullt e rrjetit më të madh të teatrove në Evropë i quajtur Informal European Theatre Meeting – IETM dhe anëtare e rrjetit Ballkan Express (rrjet i teatrove të rajonit të Ballkanit).

Përpos shfaqjeve, në hapësirën e ODA-së janë mbajtur dhe mbahen edhe koncerte të muzikës së zhanreve të ndryshme, shfaqje të filmave, promovime, etj.

Hapësira e teatrit ODA shfrytëzohet edhe për xhirimin e TV emisioneve, TV Serialeve, videoklipeve dhe filmave të ndryshëm.

Gjithashtu në kuadër të ODA-së  ekziston edhe Galeria ODA ku organizohen ekspozita të ndryshme. Në të është edhe ekspozita e përhershme e fotografive të produksionit të ODA-së si dhe foto me pamje të monumenteve historike nga Shqipëria nga Veton Gusia dhe ART Foto.