ODA për politikat kulturore

Kultura prej të gjithëve dhe për të gjithë

Të sigurohet progres në jetën kulturore të komuniteteve lokale në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë

Projekti bazohet në besimin se kultura nuk është çështje dytësore e komunave në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë, por është një komponent esencial për kohezion social, një përmirësim të jetës së qytetarëve, pa marrë parasysh prapavijën e tyre etnike, religjioze, edukimin, gjininë apo nivelin e tyre të zhvillimit ekonomik.

Nëse kultura ka të bëjë me identitetin, stilin e jetës, mentalitetin, etikën, qeverisjen dhe formën se në çfarë mënyrë ne jetojnë çdo ditë, atëherë nuk do të ishte shumë vështirë që kjo të pranohet. Nëse ne pajtohemi të kemi politika për kulturën apo të krijojmë lidhje mes kulturës dhe objektivave zhvillimore, atëherë ne pajtohemi, në mënyrë eksplicite apo implicite për logjikën e planifikimit. Ky planifikim nuk ka të bëjë vetëm me 'infrastrukturë fizike', por edhe me pjesën e butë dhe kreative të infrastrukturës: njerëzit, vizionet dhe nevojat e tyre.

Shpresojmë se ndërtimi i një partneriteti të fortë në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale qeveritare, e po ashtu ndërtimi i rrjeteve kulturore dhe artit me fokus në promovimin e artit dhe kulturës, do  të sigurojmë interaksion sistematik dhe mirëbesim të ndërsjellë, aktivitete të përbashkëta e të koordinuara në të gjitha nivelet.

Projekti ka për qëllim që:

  • Të rrisë dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e qytetarëve në bërjen e politikave dhe në vendim marrje në nivelin lokal.
  • Të identifikojë dhe zhvillojë një sistem funksional të mekanizmave në fushën e kulturës që do të shpie në zhvillim sistematik kulturor të komunave të identifikuara.
  • Të rrisë ndikimin e artistëve në procesin e krijimin e politikave në nivel lokal dhe qendror në të dy shtetet dhe që ata (artistët) të kenë zë kritik për proceset shoqërore.
  • Të përmirësojë bashkëpunimin regjional në mes të komunave të shteteve të përfshira në projekt.

Dhe do të orientohet te:

  • Përfaqësuesit e qeverisë lokale - Komunat.
  • Përfaqësuesit e Qeverisë qendrore.
  • Përfaqësuesit e institucioneve publike kulturore.
  • Përfaqësuesit e OJQ-ve.

Përmes aktiviteteve të:

  • Organizimit dhe realizimit të takimeve përgatitore nw të gjithë komunat e përfshira dhe grupet e artistëve.
  • Organizimit dhe implementimit të 7 trajnimeve për çështjet e politikave të kulturës gjatë 3 viteve.
  • Organizimit dhe realizimit të 9 punëtorive kreative dhe 'prodhimeve' artistike gjatë 3 viteve.
  • Organizimit dhe realizimit të aktiviteteve hulumtuese në të gjitha komunat e përfshira.
  • Organizimit dhe realizimit të analizës krahasuese të politikave dhe hulumtimeve. Krijimin dhe shkrimin e politikave 'gjithëpërfshirëse' kulturore dhe strategjive për zhvillim kulturor;   Organizimin dhe realizimin e promovimit të politikave 'gjithëpërfshirëse' kulturore në nivel lokal.
  • Tri konferenca ndërkombëtare.
  • Zhvillimi i ueb platformës si mjet për promovimin e politikave dhe aktiviteteve në komunitet.
  • Vlerësimi dhe monitorimi i projektit është pjesë integrale e metodologjisë së përdorur.

Ky projekt do të implementohet në bazë të marrëveshjes së partneritetit në mes të OJQ 'ODA' (www.teatrioda.com) nga Prishtina, Kosova dhe OJQ 'PAC Multimedia' (www.multimedia.org.mk) nga Shkupi, Maqedoni.

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

01.04.2024

E hëne

02.04.2024

E martë

03.04.2024

E mërkurë

04.04.2024

E enjte

05.04.2024

E premte

06.04.2024

E shtunë

07.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga