Për ne

Teatri i pavarur ODA është themeluar në fund të vitit 2002 me iniciativë të Lirak Çelaj – aktor, dhe Florent Mehmeti– regjisor.

Kurse më 1 Mars 2003 u shfaq premiera e parë e ODA-së me shfaqjen “Monologët e Vaginës”. Prandaj 1 marsin ODA e kremton si përvjetor të saj.

Shumë artistë dhe artdashës e kanë mirëpritur hapjen e këtij teatri dhe vazhdojnë ta përkrahin maksimalisht. Gjithashtu edhe mediat e kanë përkrahur duke i dhënë publicitet të madh.

Më datë 5 janar 2004 Teatri ODA ka promovuar objektin e saj në të cilin është edhe sot, i cili është i vetmi në Kosovë i kësaj forme. Teatri ODA është teatri i vetëm i pavarur në Kosovë me hapësirë të vet.

Teatri ODA përpos produksionit të vet, ka pasur dhe do të ketë në skenën e saj edhe trupa mysafire jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit në përgjithësi, si dhe nga Evropa dhe SHBA.  ODA është anëtare e rregullt e rrjetit më të madh të teatrove në Evropë i quajtur Informal European Theatre Meeting – IETM dhe anëtare e rrjetit Ballkan Express (rrjet i teatrove të rajonit të Ballkanit).

Përpos shfaqjeve, në hapësirën e ODA-së janë mbajtur dhe mbahen edhe koncerte të muzikës së zhanreve të ndryshme, shfaqje të filmave, promovime, etj. Hapësira e teatrit ODA shfrytëzohet edhe për xhirimin e TV emisioneve, TV Serialeve, videoklipeve dhe filmave të ndryshëm. Gjithashtu në kuadër të ODA-së  ekziston edhe Galeria ODA ku organizohen ekspozita të ndryshme. Në të është edhe ekspozita e përhershme e fotografive të produksionit të ODA-së si dhe foto me pamje të monumenteve historike nga Shqipëria nga Veton Gusia dhe ART Foto.

“ODA për të Rinj” është program që funksionon në kuadër të ODA-së dhe është divizion i veçantë me një rëndësi të posaçme për ne. “ODA për të Rinj” është një klub për të rinj ku atyre u jepet rasti që në mënyrë aktive të marrin pjesë në projekte artistike të mbikëqyrur nga profesionistë. Në kuadër të këtij programi realizohen shfaqje me të rinj dhe për të rinj.

Në kuadër të ODA-së funksionon edhe “kafe bari ODA” i cili është një ambient i qetë dhe mund të frekuentohet gjatë ditës prej 09 deri 24. Ne kuadër të “kafe bar ODA” ekziston edhe biblioteka e ODA-së ku vizitorët mund të lexojnë libra të fushës së artit por edhe gjinive tjera letrare si dhe materiale të tjera interesante. Në tëre këtë hapësirë mund të shfrytëzohet interneti pa pagese me “Wireless” nga të gjithë.

Deri më tani në teatrin ODA gjatë një viti, mesatarisht kanë ndodhur rreth 200 ngjarje artistike të me rreth 50.000 vizitorë.

Misioni.- ODA është një organizatë e pavarur e përkushtuar në zhvillimin profesional të artit teatror duke nxitur ndërlidhjen edhe me disiplinat e tjera të artit, ndërton baza të forta artistike dhe kulturore për gjeneratat e ardhshme. ODA është e vendosur të luaj rolin e saj në forcimin e sektorit kulturor në shoqëri dhe të ndikojë fuqishëm në ndërtimin e një Kosove të hapur dhe demokratike.

Vizioni.- ODA në një të ardhme të afërt synon që të përfaqësoj institucionet me influencë ne shoqërinë civile ne përgjithësi dhe ne komunitetin artistik ne veçanti. ODA do të influencojë ne mënyrë të fuqishme proceset demokratike ne shoqëri.

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

25.03.2024

E hëne

26.03.2024

E martë

27.03.2024

E mërkurë

28.03.2024

E enjte

29.03.2024

E premte

30.03.2024

E shtunë

31.03.2024

E diel

ODA përkrahet nga