Produksionet ODA

Femrat

“Femrat” është një udhëtim i mrekullueshëm i shkruar nga autori bashkëkohor kroat Miro Gavran. Shfaqja tregon jetën që përshkon femrat e kohës së sotme të moshave të ndryshme dhe me qëllime të ndryshme në jetë. Janë katër ngjarje që depërtojnë te publiku me peripecitë e një nëne, bije, gjysheje, sekretareshe apo edhe jetën e një mashtrueseje.

Shfaqja përshkruan ndarjen pikëlluese në mes dy motrave të cilat pas 7 vjetësh vendosin ta pranojnë njëra tjetrën ashtu siç janë duke falur dhe harruar gjithçka që ua ndryshoi jetën.

Ngjarja tjetër paraqet një femër shumë të zënë me punë sa që nuk ka kohë për fëmijën e saj gjë që reflekton mungesën e dashurisë në familjet e sotme.

Femrat

Dy ngjarjet tjera tregojnë simpatinë e tri zonjave të moshuara ndaj një zotërie në Shtëpinë e të moshuarve të cilat duken shumë të ëmbla me gjërat që i shqetësojnë ato. Ndërsa, ngjarja e fundit është e ngjashme me atë të zonjave të vjetra por në vend të zonjave ato janë tri vajza të vogla në një kopsht të fëmijëve.

Të gjitha këto personazhe luhen nga tri aktore të cilat përballen me personalitete, kostume dhe sjellje të ndryshme brenda 1 ore e 15 minuta.

Fillimisht kjo ishte një shfaqje e diplomës në klasën e profesorit Luan Jaha në Universitetin e Prishtinës, Artet Dramatike, Aktrim e cila për herë të parë u shfaq më 07.07.2013 në Prishtinë, me të cilën tri aktoret diplomuan.

 

Regjia

Luan Jaha

Autori

Miro Gavran

Luajnë

Genta Retkoceri, Blerta Sylkaj, Besarta Fejza

Skenografia

Fatbardha Shala

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

22.04.2024

E hëne

23.04.2024

E martë

24.04.2024

E mërkurë

25.04.2024

E enjte

26.04.2024

E premte

27.04.2024

E shtunë

28.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga