Produksionet ODA

Muret e padukshme

Një përvojë unike teatrale e gëzimit dhe pikëllimit që ekziston mes mureve të padukshme. Ju do të pajiseni me një pasaportë për të hyrë në këtë udhëtim të bërë nga jeta reale e Kosovës.

“Muret e padukshme” është një rrugëtim i përvojës me njerëz të ngujuar, në izolim, apo të rrethuar me mure të padukshme. Historitë që tregohen të luftës së Kosovës janë nxjerrë nga përvojat e vërteta të aktorëve dhe miqve dhe familjeve të tyre. Audienca është e pajisur me pasaporta që i drejtojnë ata në një përvojë prekëse e nganjëherë intime ku ata zbulojnë izolimin dhe presionin fizik e psikologjik, pamundësinë e gëzimit të të drejtave themelore të njeriut e gëzimin e lirive të vogla. Një prodhimi i vërtetë ndërkombëtar i mbështetur nga rrjeti IN SITU "Muret e padukshme" u krijua nga kompania në bashkëpunim me artistë nga Britania e Madhe, Franca dhe Austria. Ajo ishte premierë në Oreol Festival Holandë.

"Kjo është diçka që ne kurrë nuk e kemi përjetuar më parë Komunikim shumë i afërt me aktorët" Koha Ditore

Materiali që ishte thelbi i punës ishte një përvojë që u soll në punë nga aktorët dhe përvojat e tyre të mëparshme. Disa nga përvojat janë të tyre, ndërsa përvojat e tjera janë të njerëzve që ata njohin. Zgjedhja e materialit ka qenë e rastësishme, varësisht çka është sjellë gjatë punës dhe është përdorur për të zhvilluar artistikisht situata të përkufizime fizike e psikologjike.Ky rrugëtim është i bazuar në situata të vërteta të izolimit, nga mungesa e lirisë për lëvizje të lirë dhe shijimit të së drejtës elementare të lirisë, nëpër kërcënimet fizike kur je në një hapësirë publike e deri te situatat e ngujimit për shkak të burokracisë, paragjykimit apo frikës për të dalë jashtë mureve të padukshme, të cilat nëse nuk na janë krijuar, i kemi krijuar vetë.

"Gëzimi dhe pikëllimi. Më bëri të qesh, kërceva, por më kapi si për fyti se sa lehtë mund të kufizohet liria dhe sa shqetësuese mund të jetë. Në gjysmë ore ne përjetojmë një grimë të asaj se si është të jetosh ashtu" cultuurpodiumonline.nl

"Unë do të doja të ju falënderoj për prodhimin tuaj prekës në Oerol, të dielën e kaluar. Veçanërisht pas shfaqjes e kam kuptuar dhe ndjerë ndikimin që pati shfaqja në mua. Unë u preka me të vërtetë. Ishte shumë e bukur dhe e guximshme nga ana juaj që përdorët përvojat e juaja dhe përvojat e të tjerëve dhe na bëtë pjesë të kësaj përvoje, e cila duhet të ketë qenë vërtet traumatike në atë kohë." Annemieke Schoemaker, Oerol, Holandë

"Muret e padukshme” – produksion i Teatrit ODA i destinuar për hapësira publike është realizuar në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian. Projekti është zhvilluar përmes 3 rezidencave artistike që kemi pasur në teatrin ODA, në maj dhe tetor të vitit 2012 si dhe rezidencën e fundit gjatë muajve maj dhe qershor 2013.

U zhvillua tutje dhe u shfaq në Holandë në festivalin Oerol. Ky prodhim u bë inspirim për rrjetin IN SITU duke dedikuar këtë titull për rrjetin për një vit të plotë. Për më shumë:  http://www.in-situ.info/en/publications/les-tires-a-part-din-situ/13/murs-invisibles/20Video trailer 4 minutësh i shfaqjes: http://youtu.be/5Ee1XkqvDuI

Producentë: Florent Mehmeti, Lirak Çelaj, Teatri ODA, Prishtinë

Producent ndërkombëtar: Neil Butler, UZ Arts, Glasgow, Britania e Madhe

Regjisor: Florent Mehmeti, Kosovë

Bashkëregjisor: Jon Beedell, Britania e Madhe

Artistë vizuel / instalacioni /: Henry Jesionka, Austri / Kanada dhe Veton Gusia, Kosovë

Koreograf: Ali Salmi, France

Muzika / Music: Armend Xhaferi, Kosovë

Aktorë: Kushtrim Qerimi, Liridona Shehu, Eshref Durmishi, Semira Latifi dhe Gani Rrahmani

 

Kohëzgjatja: 35 minuta.

https://www.facebook.com/groups/teatrioda/

https://www.facebook.com/teatrioda

Muret e padukshme është paraqitur këtë vit në Festivalin Fringe Edinburg në SUMMERHALL 1-12 gusht 2014.

Vendi: SUMMERHALL, vendi 26

Datat: 1-12 gusht 2014

Koha: 14:00 (35 minuta)

Biletat: Mon-Fri 8 £ / £ 6 Data: 1-12 gusht 2014 Sat-Sun 12 £ / £ 10

Box office: 0845 874 3001

Online: www.summerhall.co.uk

Kontakt për media: Florent Mehmeti, email: [email protected] & Lirak Çelaj, email: [email protected]

“Muret e padukshme” ka pasur ndihmë për rezidencë nga rrjeti IN SITU në kuadër të projektit META 2011-2016. Ky projekt është financuar me ndihmën e Komisionit Evropian (DPAK – Programi Kultura) /

“Muret e padukshme” është mbështetur financiarisht nga European Cultural Foundation, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe “Culture for all” financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

ECF_Logo_Small_FC.jpg MKRS.gif Komuna Prishtines Logo.JPG

 

 

Implemented by

An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo

Normal reproduction in colour

 

 

 

logo 2008 S

 

 

 

 

 

Prezantimi i "Muret e padukshme" në Edinburg Fringe është bërë i mundur me kontributin e: VALA - Kompania telefonave mobil të Kosovës; Fondacioni "Unë e du Kosovën"; "Sigurimi Kosova e Re" dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë;

Regjia

Florent Mehmeti, bashkëregjisor: Jon Beedell

Luajnë

Kushtrim Qerimi, Liridona Shehu, Eshref Durmishi, Semira Latifi dhe Gani Rrahmani

Muzika

Armend Xhaferi

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

01.04.2024

E hëne

02.04.2024

E martë

03.04.2024

E mërkurë

04.04.2024

E enjte

05.04.2024

E premte

06.04.2024

E shtunë

07.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga