Ngjarjet në ODA

Yue Madeleine Yue

Në fokus qendror të kësaj tragji-komedi muzikore e absurdit është një familje rome, e cila ishte dëbuar me forcë nga Gjermania në Kosovë. E gjetur në një realitet të ri, kjo familje do të duhet të përballet me sfidat e një shteti të porsalindur. Një vajzë rome, Madeleine, një ditë bie në një gropë të hapur nga një kompani ndërtimi. Ndërsa vajza në gjendje kome lufton për jetën e saj, babai i saj, përpiqet të ndjekë drejtësinë, përballet me oficerë burokratike, biznesmenë, policë dhe punëtorë të ambasadës. Kjo është një dramë politike rreth Kosovës kaotike pas luftës, por, para se gjithash, është një dramë për romët e padëshiruar në Evropë. Larg nga ato stereotipet e zakonshme për romët, larg nga ai ekzoticizëm i cili zakonisht shoqëron tema për romët, "Yue Madeleine Yue" është një dramë që shkëlqyeshëm shqyrton procesin emocional që e përjetojnë mijëra romë nga Evropa, të cilët u nënshtrohen proceseve të dhunshme të riatdhesimit.

Kohëzgjatja: 60’ min /// Gjuhët: Shqip, Rome dhe Gjermanisht /// Titrat në gjuhën angleze

Hyrja falas. Por per shkak numrit te limituar te uleseve, rezervimet duhet t'i beni paraprakisht ne 038/246-555 apo [email protected]

Regjia

Blerta Neziraj

Autori

Jeton Neziraj

Luajnë

Anisa Ismaili, Adrian Morina, Kujtim Pacak, Bajram Kinolli, Fitore Broqi, Fisnik Sykaj

Skenografia

Nico de Rooij

Muzika

Gabriele Marangoni, Susanna Tognella

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

22.04.2024

E hëne

23.04.2024

E martë

24.04.2024

E mërkurë

25.04.2024

E enjte

26.04.2024

E premte

27.04.2024

E shtunë

28.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga