Oda for youth

Thirrje për aplikim

""

Teatri ODA Për të rinj -

Shkolla Verore "Arti në hapësirë publike"

""Teatri ODA pas një periudhe të gjatë të punës me dhe për të rinj ka filluar një fazë të re të punës dedikuar për të rinj. Gjatë fillimit të pushimit veror në muajin qershor 2014 do të organizojmë Shkollën Verore me punëtori me fy grupe të rinjsh në Teatrin ODA në Prishtinë.

Kujt i dedikohet?

Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 17 deri 23 vjeç dhe grupet do të jetë të përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizave. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takoheni për herë të parë zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj punëtoritë zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes në hapësirë publike.

Ku dhe kur?

Punëtoritë mbahen prej 5 deri 19 qershor 2014, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë përpos të dielave, 8 dhe 15 qershor. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit) apo edhe në  hapësira tjera alternative si dhe në raste të caktuara do të ketë edhe provë në hapësirë publike. Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe: Ilire Vinca Çelaj dhe Florent Mehmeti me ndihmën e Genta Retkocerit dhe Vjosa Malokajt.

Çka përmbajnë punëtoritë dhe çka bëhet aty?

""Kjo shkollë verore do të bazohet në temën e shfaqjes “MURET E PADUKSHME”, një projekt është i veçantë për faktin se i dedikohet hapësirës publike.  Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian si dhe me partnerët tanë UZ Arts, Skoci dhe festivalin Oerol në Holandë.

“Muret e padukshme” është zhvilluar përmes 3 rezidencave artistike që kemi pasur në teatrin ODA, në maj dhe tetor të vitit 2012 si dhe rezidencën e fundit gjatë muajve maj dhe qershor 2013.

“Muret e padukshme” është shfaqur premierë në Holandë në festivalin Oerol prej 15-23 qershor 2013.

Pas kthimit nga Holanda, “Muret e padukshme” është shfaqur edhe në Dokufest në Prizren, në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan e Shkup.

“Muret e padukshme” është një rrugëtim i përvojës me njerëz të ngujuar, në izolim, apo të rrethuar me mure të padukshme.

Materiali me të cilin është punuar është sjellë nga aktorët dhe përvojat e tyre paraprake. Disa nga përvojat janë të aktorëve, përderisa të tjerat janë të njerëzve që ata i njohin.

Zgjedhja e materialit ka qenë e rastësishme, varësisht çka është sjellë gjatë punës dhe është përdorur për të zhvilluar artistikisht situata të përkufizime fizike e psikologjike.

""Ky rrugëtim është i bazuar në situata të vërteta të izolimit, nga mungesa e lirisë për lëvizje të lirë dhe shijimit të së drejtës elementare të lirisë, nëpër kërcënimet fizike kur je në një hapësirë publike e deri te situatat e ngujimit për shkak të burokracisë, paragjykimit apo frikës për të dalë jashtë mureve të padukshme, të cilat nëse nuk na janë krijuar, i kemi krijuar vetë. Më shumë informata mund të gjinden në faqen e Teatrit ODA (teatrioda.com).

Grupet gjatë këtyre dy javëve do të krijojnë një  shfaqje 20 - 30 minutëshe, të cilën do ta shfaqin në fund të punës, të enjten më 19 qershor 2014 në ora 19:00 në hapësirë publike në Prishtinë. Lokacioni i shfaqjes do të vendoset bashkërisht me grupet gjatë procesit të punës. Pjesëmarrësit mund të ftojnë prindërit, familjarët, shokët si dhe të interesuar të tjerë për të parë shfaqjen.

""LOJËTAR apo MJESHTËR?

Grupi do të punojë paralelisht në dy aspektet e punës: lojën apo aktrimin dhe pamjen vizuele të shfaqjes.

Ju duhet të përcaktoni rolin tuaj parësor: Doni të jenë më shumë LOJËTAR apo MJESHTËR?

Por, kjo nuk e përjashton punën e ndërsjellë: Lojëtari do të angazhohet edhe në mjeshtëri, por fokusi do të jetë në lojë, përderisa edhe mjeshtërit do të luajnë, por fokusin do ta kenë në të bërit e shfaqjes në kuptimin vizuel duke përdorur materialet e dhëna gjatë punës në koordinim me edukatorët/animatorët.

Si të regjistroheni?

Vendet për pjesëmarrje ndahen bazuar në pranimin e aplikimeve, numri do të plotësohet me aplikimet e para. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj, ju duhet të aplikoni sa më shpejtë që të mundeni. Mbushni formën e aplikimit dhe dërgojeni në email: [email protected] apo fizikisht në Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 23:00.

Afati i fundit për aplikim është data 3 qershor 2014 dhe takimi i parë me grupet e formuara do të jetë të enjten, 5 qershor 2014 në ora 10:00 në Teatrin ODA.

Pjesëmarrja në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj është pa pagesë.

Çështje tjera që duhet t’i dini

· Punëtoritë e Shkollës Verore të Teatrit ODA për të rinj nuk janë për të rinj nën moshën 17 vjeçare apo më të vjetër se 23 vjeç. Për këto grupmosha do të ketë në të ardhmen grupe të tjera për të cilat do t’ju informojmë me kohë.

· Neve na duhet të kemi pajtim me shkrim për pjesëmarrje nga prindërit apo kujdestari për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. Forma e pajtimit të prindit/kujdestarit mund të merret në Teatrin ODA (fizikisht apo përmes emailit) dhe ajo duhet të kthehet e plotësuar dhe e nënshkruar më së largu deri më 5 qershor 2014 ora 10:00.

· Nëse përzgjidheni ju duhet gjithsesi të jeni të lirë të merrni pjesë në të gjitha sesionet e Shkollës gjatë periudhës 5-19 qershor (përpos të dielave, 8 dhe 15 qershor) ora 10-16 si dhe për shfaqjen finale më 19 qershor në ora 19:00. Kërkesat për të mos qenë prezent në ndonjërën prej këtyre ditëve brenda orarit të punës nuk mund të merren parasysh për shkak të natyrës së punës e cila kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme këto pesë ditë si dhe domosdoshmëri të shikimit të shfaqjes dhe diskutimit në ditën pasuese.

· Shkolla Verore e Teatrit ODA për të rinj do të jetë një eksperiencë unike dhe mjaft argëtuese, por është gjithashtu edhe sfiduese. Ne presim një angazhim të lartë, pjesëmarrje të rregullt dhe të plotë, respektim me përpikëri të orarit dhe sjellje të pranueshme. Pjesëmarrësit që nuk i përmbahen këtyre kritereve mund të përjashtohen nga grupi.

· Nga ju mund të kërkohet që të bëni detyra përgatitore gjatë mbrëmjes nga udhëheqësit e punëtorive, siç mund të jetë mësimi përmendësh i tekstit apo gjetja e ndonjë pike muzikore, materiali, kostumi apo rekuizite që duhet të sillni të nesërmen. Është një kohë e ngarkuar andaj ju këshillojmë që të mos planifikoni atë kohë aktivitete tjera gjatë mbrëmjeve në mënyrë që të shmanget stërlodhja gjatë kësaj periudhe.

· Nëse keni nevoja speciale, ndonjë aftësi të kufizuar apo probleme shëndetësore që kërkojnë vëmendje gjatë kohës së punës ju lutem kontaktoni Valon Ibraj në Teatrin ODA para fillimit të Shkollës verore të Teatrit ODA për të rinj në telefonin 045 748 748 apo 038 246 555.

Dhe gjithsesi ...

Për ata që tregojnë përkushtim e angazhim të lartë, ne do t’i përzgjedhim për grupe tjera që do të organizojmë në Teatrin ODA në të ardhmen që përfshijnë edhe grupe që potencialisht mund të prodhojnë shfaqje teatrore apo edhe të marrin pjesë në shfaqje profesioniste të prodhuara nga Teatri ODA. Vetë pjesëmarrja në Shkollën Verore e Teatrit ODA për të rinj nuk e garanton seleksionimin, por e jep mundësinë për një përzgjedhje të tillë në të ardhmen.

""

Shkolla Verore e Teatrit ODA për të rinj organizohet në bashkëpunim me Nottingham Playhouse nga Notingemi i Britanisë së Madhe dhe përkrahet nga British Council (Këshilli Britanik).

Kontaktet

Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni:

Valon Ibraj,

Teatri ODA,

Pallati i Rinisë, 111,

10030 Prishtinë,

KOSOVË

TEL: 038 246 555 / 045 748 748

Email: [email protected]

www.teatrioda.com

https://www.facebook.com/groups/teatrioda/

https://twitter.com/teatrioda

Për të shkarkuar aplikacionin klikoni këtu

 

This week in ODA

Monday

Tuesday

Wednesday

Thursday

Friday

Saturday

Sunday

Upcoming Events

01.04.2024

Monday

02.04.2024

Tuesday

03.04.2024

Wednesday

04.04.2024

Thursday

05.04.2024

Friday

06.04.2024

Saturday

07.04.2024

Sunday

ODA supported by