Ngjarjet në ODA

FemArt Festival – Edicioni i 8-të

FemArt Festival – Edicioni i 8-të do të realizohet me 15-20 Tetor, 2020 në Prishtinë.

FemArti është festival feminist i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka arritur që përmes artit të mirë dhe kualitativ të krijuar nga artistet dhe aktivistet të fuqizoj gratë dhe vajzat në njohjen e të drejtave të tyre të plota me qëllim të arritjes së barazisë politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe shoqërore.

Moto e festivalit FemArt 2020 është “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”. Solidariteti si parim i mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Qëndrueshmëria si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin.

VINI RE: Koncepti dhe formati i festivalit FemArt këtë edicion ka ndryshuar si rezultat i përballjes me COVID-19. Në solidaritet dhe përkrahje FemArt do të sjellë krijime artistike origjinale nga artistet dhe aktivistet e vendit.

Edicioni i tetë i FemArt përkrahet nga:

Donatorët: Bashkimi Europian, Koalicioni i Kosovës për Pajtim, Ambasada e Suedisë në Kosovë/Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar - Sida, Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Cfd, Ambasada Amerikane në Kosovë, Koalicioni K10.

Përkrahësit Institucional dhe medial: Teatri Oda, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Arteve - Universiteti i Prishtinës, Etno Fest, Hapu - Festivali i Artit në Hapësirë Publike, KultPlus, Selman Networks, Rikon, Frutomania, Dukagjini, mik-mik, T-shirt collective, Blue Taxi, Ymalko.


PROGRAMI:

DITA 1:
15 tetor, 2020 – E enjte

KONCERT – ANSAMBLI “ZANAT”
Soliste: Adelina Thaçi –Meta, Elida Kryeziu-Hoti, Diellza Sylejmani, Arstina Kelmendi, Albana Piperku
Pianist: Edon Ramadani
Vendi: Teatri Oda
Ora: 21:30 – 22:30
Hyrja: 2€



SHËNIM: Ky aktivitet zhvillohet në përputhje me "Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19" të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe "Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19".

Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrëset/sit të respektojnë të gjitha masat për mbrojtjen nga Covid-19 duke mbajtur maskat dhe distancën.

 

Këtë javë në ODA

E hëne

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Ngjarjet e Ardhshme

01.04.2024

E hëne

02.04.2024

E martë

03.04.2024

E mërkurë

04.04.2024

E enjte

05.04.2024

E premte

06.04.2024

E shtunë

07.04.2024

E diel

ODA përkrahet nga