Burrneshat
Pas shfaqjes shumë të suksesshme Doruntina në mes të Teatrit Oda dhe Blessed Unrest këto dy trupa sjellin shfaqjen e radhës në bashkëpunim Burrneshat.
Shfaqja flet për traditën e lashtë shqiptare të Burrneshave ku femra shqiptare ka pasur të drejtën të deklarohet mashkull të betohet se kurrë nuk do të ketë punë me meshkuj dhe do të sillet e veprojë e do të kryej të gjitha obligimet që bën një burrë.
Ngjarja zhvillohet në një vend malor në një familje këpucëtari i cili për shkak të moshës e ka të vështirë të punojë e i cili është i dashuruar në armë. Djali i tij i cili ka shkuar në SHBA që të punojë e i cili është djalë i vetëm i kësaj shtëpie, kthehet në vizitë së bashku me gruan e tij amerikane. Ata i informojnë se janë futur në krizë financiare dhe nuk mund ti përkrahë më aq sa duhet familjen financiarisht kjo shtyn motrën e tij të marrë një vendim tronditës.
Në ndërkohë Medllin Ollbrajt vije në fshat për të marr pjesë në përurimin e një statuje që daja i tyre e ka punuar për nderë të saj. Një ushtar amerikan dhe një reporter i Nju Jork Tajmsit vije të mbulojë ngjarjen ku krijohen shumë keqkuptime dhe zbulohen shumë sekrete.
Shfaqja është përkrahur financiarisht nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, CEC Arts Link në Nju Jork dhe Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit së Kosovës